Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për fraksionin e inceneratorin e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për fraksionin e inceneratorin e Elbasanit

12:12, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimin për një fraksion të dosjes së Inceneratorit të Elbasanit, ku mes të pandehurve është edhe ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj.

Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje dhe mos deklarim pasurie”.

Mbyllja e hetimeve iu komunikua edhe bashkëjetueses së Ahmetajt dhe ish bashkëshortes së tij A. M., si dhe shtetasve A.B., G. K., Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, S. M., E. B. dhe E. D..

Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceneratorit të Elbasanit, ndërsa personat e lartëpërmendur akuzohen për një sërë veprash penale.

Çështja u hetua nga tre prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco