Të tjera detaje dalin nga ngjarja e ndodhur këtë të premte në një shkollë në fshatin Shënavlash, në Durrës.
Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 me disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.
Pas ndërhyrjes së oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik të shkollës, është bërë e mundur ndërprerja e sherrit dhe parandalimi i përshkallëzimit të situatës.
Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar lehtë një nxënës 15-vjeçar. Sipas të dhënave nga vendngjarja, sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale ‘TikTok’, ‘Snapchat’ dhe gjatë ditës së sotme janë kapur me njëri-tjetrin.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në ambientet e shkollës dhe kanë shoqëruar të miturit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
© SYRI.net