Lajmi i fundit

LIVE- Vijon marshimi i protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Valixhja me vegla pune alarmon policinë, çanta tek Rruga e Barrikadave ishte harruar nga një punëtor

Valixhja me vegla pune alarmon policinë, çanta tek Rruga e Barrikadave ishte harruar nga një punëtor

19:58, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një çantë e dyshimtë që u gjet sot në mbrëmje, mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave vuri  në alarm policinë.

Pasi verifikoi njësia anti-ekaploziv u zbulua se valixhja kishte vegla ndërtimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco