SPAK kërkon 250 vite burg për 33 të pandehur, akuzohen për kalim të paligjshëm kufiri

19:02, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rreth 250 vite burg për 33 të pandehur që akuzohen për një skemë të mirëfilltë kriminale, që dërgonte shqiptarë drejt europës e më pas Amerikës e Kanadasë. Ata akuzohen pëpr grup kriminal, kalim të paligjshëm kufiri e falsifikim dokumentash. Një nga të pandehurit pretendoi se po kërkohët dënimi I hallexhinjve.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar rreth 250 vite burg për 33 të pandehur që akuzohen për trafikim të klandestinëve, ku për shumicën prej tyre kërkoi dënime që varionin nga 10 deri në 12 vite burg.

TË PANDEHUR

 BASHKIM SULAJ
NJAZI ADEMAJ
FITIM RAMA
XHELAL KRASNIQI
RREZART DOMI
YLLI BRAHIMAJ
OSMAN LUCA
ARTUR MICI
EMILJAN MARASHI
ADRIAN MEMA
JUGERT GASHI
MAKSIM DOMI
ARSEN CAKA
GRIDI ELEZI
BEHAR REXHA
DEILA QAMA
ARNOLD SHAHU
FATMIR STANKOVA
ARBEN RUSHITI
YLLI ÇAUSHAJ
ERIOLA SPAHO
MURAT GJUNIKU
BAJRAM XHAJA
BARDHYL IMERI
ROLAND ISLAMAJ
AMARILDO LUCA
ROBERT GJIKA
ARTID SHTYLLA
LEONARD LAMA
XHELIL ALLA
BESNIK LUMAJ
DRITAN CENA
ALTIN NELI
REDI SALAJ
BEHAR NUHIALLARI
AZEM CANAJ
PERLAT CANAJ

Ata akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë kalim të paligjshëm të kufijve, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe flasifikim dokumentash. Nëse 33 të pandehurit shpallen fajtor do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit. Një prej avokatëve që arriti që të lexonte konkluzionet përfundimtare në këtë seancë pasi prokurorja Elida Kaçkini dha pretencën, tha se “SPAK ka arrestuar disa hallexhinj dhe po kërrkon ti burgosë me 10 vite”.

Dy grupet e strukturuara kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi thotë SPAK, përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Në këtë skemë përfshiheshin edhe dy agjenci udhëtimi shqiptare, “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat luanin rol kyç në transportimin dhe logjistikën e aktivitetit të paligjshëm. Hetimi për të cilën dhanë indicia kryesisht autoritetet spanjolle, zbuloi se shqiptarët largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale brenda zonës “Schengen” në BE, ndërsa dokumentet false për të shkuar drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës, u dërgoheshin me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco