SYRI TV/ U shpallën në kërkim, vetëdorëzohen 11 banorë të Baks-Rrjollit

18:56, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të 11 banorët e Rrjollit, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pas protestës së 28 shkurtit, janë vetëdorëzuar këtë të hënë në komisariat, të shoqëruar nga avokati i tyre, Ndue Pjetra.

Protesta e zhvilluar të shtunën degradoi në përplasje fizike mes banorëve të Rrjollit dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë. Nga përplasjet, dy banorë të zonës mbetën të lënduar dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që punonjësit e sigurisë private kanë pretenduar se edhe ata mbetën të lënduar, duke bërë kallëzim në polici.

Ndërkohë, avokati Ndue Pjetra e cilësoi kërkesën për arrestimin e banorëve si një manovër të Policisë së Shkodrës për të frenuar protestat, por edhe dicka e tillë nuk do ti ndalë ata për të mbrojtur pronat e tyre

Avokati i banorëve të Baks-Rrjollit u ndal edhe tek procesi gjyqësor, ndërsa shtoi se ata që po ndërtojnë, kanë letra të falsifikuara

Sa i përket përplasjeve të së shtunës,  dy persona janë arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Banorët e Baks-Rrjollit prej gati 1 muaji protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonë, duke theksuar se janë pronarët e vërtetë të tokës. Edhe gjatë kësaj të hëne, disa banorë kanë shkuar në zonën ku po ndërtohet resorti, ku sërish ka patur një prani të madhe të forcave të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco