Juglindja e bllokuar prej 11 ditësh/ Ja kur do të rihapet segmenti i bllokuar në Librazhd-Prrenjas

Juglindja e bllokuar prej 11 ditësh/ Ja kur do të rihapet segmenti i bllokuar në Librazhd-Prrenjas

15:34, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas disa ditësh bllokimi dhe ndërhyrjesh intensive në terren, segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, në Librazhd, pritet të rihapet për qarkullimin e automjeteve nesër, në orën 12:00.

Sipas burimeve zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit janĂ« pĂ«rshpejtuar punimet pĂ«r stabilizimin e zonĂ«s sĂ« prekur nga rrĂ«shqitja e dherave, si dhe pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« kalimi tĂ« pĂ«rkohshĂ«m qĂ« do tĂ« mundĂ«sojĂ« rikthimin e lĂ«vizjes nĂ« aksin Librazhd–Prrenjas.

Në terren kanë punuar mjete të rënda dhe specialistë të fushës, ndërsa drejtues të ARRSH kanë ndjekur nga afër ecurinë e ndërhyrjeve. Hapja e rrugës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të rikthejë normalitetin për banorët dhe bizneset e zonës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që, pas rihapjes së segmentit, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura në zonën ku janë kryer punimet, për të garantuar sigurinë e lëvizjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco