Pas ngjarjeve të fundit në zonën e Baks-Rrjollit, ku u raportuan përplasje mes banorëve dhe punonjësve të sigurisë, disa prej banorëve u shpallën në kërkim nga policia.
Sot, ata janë vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodër, duke dëshmuar vullnetin e tyre për t’u përballur me drejtësinë dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Nga përleshjet pati edhe një punonjës “Security” të dëmtuar, teksa dje u njoftuan 4 arrestime, 6 marrje nën procedim dhe 15 të kërkuar.
Banorët kundërshtojnë ndërtimin, duke pretenduar se janë tokat e tyre dhe nuk u kompensuan nga kompania private që po ndërton.
Sot u njoftua për arrestimin e një tjetër personi, 51-vjeçar, të akuzuar për shkatërrim të pronës dhe plagosje të rëndë me dashje.
© SYRI.net