Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

10:40, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën shtetërore Naro–Camastra, ku si pasojë e përplasjes mes një automjeti me punëtorë shqiptarë dhe një kamioni, humb jetën 24-vjeçari shqiptar.

Një shqiptar viktimë dhe pesë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë. Ky është bilanci tragjik i aksidentit rrugor që ndodhi përgjatë rrugës shtetërore 410, e quajtur “Di Naro”, që lidh Naron me Camastrën.

Sipas informacioneve paraprake, për shkaqe ende në hetim nga karabinierët, janë përplasur këtë mëngjes, një automjet me punëtorë shqiptarë  dhe një kamion që transportonte fruta dhe perime.

Në automjet udhëtonte një grup punëtorësh shqiptarë, jo banorë të Naros. Njëri prej tyre, 24-vjeçari Flori Topalli, silas informacioneve të policisë ka humbur jetën. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:45 të mëngjesit. Dyshohet se punëtorët po udhëtonin, nga qyteza Canicattì.

Mes të plagosurve dhe drejtuesi i automjetit në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar në spitalet “Barone Lombardo” në Canicattì dhe “San Giovanni di Dio” në Agrigento.

Rruga shtetërore 410, në kilometrin 14,432 në territorin e Naros, është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet. Karabinierët, pasi lehtësuan ndihmën e ekipeve të emergjencës śë shpejtë mjekësore, po kryejnë verifikimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco