VIDEO/ Grabisnin piceritë dhe pastiçeritë në Durrës, arrestohen dy autorët

10:44, 01/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një seri vjedhjesh që kishin tronditur qytetin e Durrësit gjatë javëve të fundit, janë zbardhur nga uniformat blu. Në kuadër të planit operacional të koduar “Siguria”, policia ka finalizuar dy operacione të quajtura “Arka” dhe “Broken”, duke zbuluar rrjetin e dy personave përgjegjës për disa grabitje në dyqane, markete dhe pastiçeri.

Shtetasit A. D., 27 vjeç, dhe P. M., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, janë arrestuar si autorë të 5 vjedhjeve të dokumentuara deri tani.

Hetimet zbuluan se A. D. ishte i përfshirë në vjedhje në një piceri në lagjen nr. 6, një dyqan në lagjen nr. 5 dhe një market në lagjen nr. 8. Ndërsa P. M. rezultoi i përfshirë në grabitjen e një pastiçerie në lagjen nr. 12 dhe një marketi në lagjen nr. 18.

Materialet procedurale janë dorëzuar tashmë pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa policia vijon punën për të dokumentuar dhe zbardhur vjedhjet e tjera të kryera nga ky çift.

Banorët e qytetit shprehen të shqetësuar, duke thënë se ndihen më të sigurt pas veprimeve intensive të uniformave blu, por ngjarjet rikthejnë në kujtesë pasigurinë që kishte mbizotëruar në disa lagje të Durrësit.

Në kuadër të operacionit, policia bën apel për qytetarët që të raportojnë çdo rast dyshimi dhe të kontribuojnë në mbajtjen e rendit dhe sigurisë në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco