Dy persona u plagosën me thikë sot në Lezhë. Ngjarja ndodhi në Ishull-Leshë, ku një i ri goditi dy persona pas një konflikti. Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi menjëherë autorin dhe e shoqëroi në komisariat. Thika e përdorur u sekuestrua, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.
© SYRI.net