Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier. Blutë e qytetit kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet F.Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh.
Burimeve zyrtare nga Policia, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve, ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka përdorur automjetin si mjet për të goditur çiftin.
“Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.”, sqaron policia.
Sakaq një tjetër shtetas, K. G., 59 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët janë përhapur duke djegur disa rrënjë ullinj. Në përpjekje për të shuar flakët ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi K. G.
Në përpjekje për të shuar flakët ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi K. G
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.
Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 13-vjeç, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. Ç., 35 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i automjetit iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (biçak);
-K. G., 59 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët janë përhapur duke djegur disa rrënjë ullinj. Në përpjekje për të shuar flakët ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi K. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi i ka vjedhur një shumë parash xhaxhait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Y., 40 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka telefonuar ish bashkëshorten e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net