Dyshohet se u vetëmbyt, gjendet pas 10 ditësh kërkime trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti

Dyshohet se u vetëmbyt, gjendet pas 10 ditësh kërkime trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti

12:07, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është gjetur sot në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili u hodh në lumë më 18 shkurt në Kanionet e Osumit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, i organizuar nga Forcat e Armatosura Ushtarake dhe polumbarët, u vështirësua nga rrjedha e lartë e ujërave të lumit. Trupi i viktimës u nxorr nga rryma në fshatin Kakrruk dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat.

Ilir Kurti kishte lënë banesën më 18 shkurt dhe humbja e tij u denoncua nga nëna, Çarçiko Kurti, më 19 shkurt në mëngjes. Para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh vëllait, duke i thënë: “Po hidhem në lumë”.

Në vendin ku mendohet se u hodh, pranë Kanioneve në fshatin Blezenskë, u gjetën motorri i tij me ngjyrë të kuqe, telefoni i tij, një paketë cigare, një cakmak dhe një shishe vere e përfunduar.

Burimet bëjnë të ditur se viktima kishte kohë që ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pas ndarjes nga bashkëshortja dhe mungesës së kontaktit me djalin 7-mujor.

Pas gjetjes së trupit, policia po kryen veprimet proceduriale për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco