Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin/ Lirohen Shukulli dhe Koltraku, Gjykata i lë në shtëpi

Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin/ Lirohen Shukulli dhe Koltraku, Gjykata i lë në shtëpi

09:40, 27/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, dy personat që u arrestuan për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari, janë liruar nga qelia në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Prokuroria kërkoi vijimin e arrestit në burg për të parin, por gjykata caktoi një masë më të butë.

Tomorr Shukulli deklaroi para togave të zeza se ndaloi dhe i dha ca para, të cilat i kanë rënë në tokë, por drejtuesi thotë se nuk e ka parë dhe me t’u ndezur semafori është nisur, duke e kapur poshtë makinës të miturin që kërkonte paratë.

Ndërkohë Valentina Koltraku ka deklaruar se ka qenë menjëherë pas fuoristradës dhe nuk ka patur fushëpamje.

Të dy kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, që thonë se është aksidentale. Shukulli tha se vetëm u mundua ta ndihmonte të miturin, duke i ofruar disa të holla në formë lëmoshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco