Caktohet treshja gjykuese e dosjes Veliaj në GJKKO.
Gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri është zgjedhur relatorja e trupës gjyqësore që do gjykojë dosjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.
Tahiri është gjyqtare që gjykon në gjykatën e Tiranës dhe ka mbëritur në Tiranë nga gjykata e Krujës dhe është komanduar në GJKKO për dosjen e kryebashkiakut .
Bashkë me Ëngjëllushe Tahirin, Erjon Veliaj dhe 30 të pandehurit e tjerë do vijojnë të gjykohen nga gjyqtarja Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
SPAK akuzon Veliaj dhe gruan e tij Ajola Xoxa, për 13 vepra penale.
Më 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.
Së bashku me Veliaj të pandehur janë marë dhe zyrtarë të tjerë mes të cilëve ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, biznesmenët Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi etj.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.
© SYRI.net