Një 22-vjeçar me inicialet, A. SH, është vënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi më 2022 kishte vjedhur një filial banke në Koplik.
Sipas Policisë, 22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.
‘Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Memory”, kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim.
22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.
Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.
Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net