Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut, në superstradën Milot–Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën teksa udhëtonte me një motoçikletë.
Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës, kur është përplasur nga një trajler që po lëvizte në drejtim të Lezhës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net