Lagja numer 5 në Sanxhak të Kurbinit prej vitesh vuan mungesën e investimeve infrastrukturore. Rruga kryesore është e amortizuar me gropa të mëdha duke shkaktuar vështirësi për kalimin e banorëve. Ata thonë se kanë marrë vetëm premtimet boshe elektorale ndërsa kërkojnë zgjidhje reale.
Syri tv
Banorët e lagjes Sanxhak në bashkinë Kurbin prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve dhe vëmendjes së shtetit.
Rruga kryesore është e amortizuar me gropa të mëdha dhe grumbuj mbeturinash, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur.
Me rënien e reshjeve të shiut, segmenti kryesor kthehet në një rrugë të pakalueshme, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe shpesh here izoluar banorët e zonës.
Banorët thonë se nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë, pavarësisht ankesave të përsëritura. Deri më tani, ata kanë marrë vetëm premtime elektorale, por asnjë zgjidhje reale.
Në këtë lagje jetojnë rreth 1 mijë familje. Megjithëse ndodhet vetëm pak kilometra nga qyteti i Laçit, mungesa e investimeve infrastrukturore e ka lënë zonën të izoluar dhe të harruar. Banorët kërkojnë nga bashkia dhe institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt, për rehabilitimin e rrugës.
© SYRI.net