Banda e kokainës së zezë, dënohet rëndë kryetrafikanti shqiptar/ EMRI

Banda e kokainës së zezë, dënohet rëndë kryetrafikanti shqiptar/ EMRI

10:18, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grupi sardo-shqiptar kishte menaxhuar një trafik masiv droge në Sardenjë të Italisë

UNIONE SARDA

Procesi, i zhvilluar në Tempio Pausania, përfundoi me dënime të rënda kundër të dyshuarve si pjesëtarë të një organizate trafikantësh droge sardo-shqiptare, aktive në Olbia deri në vitin 2018. Gjykatësit (kolegji i kryesuar nga gjyqtarja Caterina Interlandi) pranuan kërkesat e prokurores së DDA-së së Cagliari, Rossana Allieri, edhe pse u rrëzua – siç kërkuan mbrojtësit – akuza për krijimin e një organizate kriminale.

I dyshuari si kreu i bandës, shqiptari Ramazan Malo, i mbrojtur nga avokati penalist Giampaolo Murrighile, u dënua me 11 vjet e gjashtë muaj burg për posedim dhe transport të kokainës. Olbiasi Giovanni Biosa u dënua me shtatë vjet burg. Gjykatësit e shpallën përgjegjës Natalino Aisoni, nga Monti, për posedim dhe transport të kokainës, duke e dënuar me dhjetë vjet burg. Tetë vjet iu dhanë shqiptarit Arjan Sagajeva, gjashtë vjet senegalezit Omar Ndiaye (i mbrojtur nga avokatja Cristina Cherchi). Skënder Jusufi, po ashtu shqiptar dhe i konsideruar një nga figurat kryesore të organizatës së dyshuar, u dënua me nëntë vjet burg.

Gjykatësit e Tempio Pausania pranuan pretencën e prokurores Allieri edhe për Loreta Asara, nga Olbia, duke e dënuar me katër vjet burg.

Një tjetër figurë kryesore e procesit ishte Lucio Baltolu nga Ala, i dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Baltolu, i mbrojtur nga avokatja penaliste Angela Corda, më pas u hetua edhe për çështje të tjera të ndjeshme nga DDA-ja. Gjykata e Tempios e dënoi Christian Gusinu me dy vjet (me kusht). Stefano Pinna u shpall i pafajshëm, pasi nuk kishte kryer veprën.

Operacioni “Seaway”, i kryer nga karabinierët e Olbias, çoi në arrestimin e 17 personave. Sipas DDA-së, kokaina përpunohej për të ndryshuar ngjyrën dhe strukturën e saj (coca negra ose kokainë e zezë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco