Lirohen 6 banorët e Baks Rrjollit, Qytetari: Hera e 10-të në polici! Tokën e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët e Baks Rrjollit, Qytetari: Hera e 10-të në polici! Tokën e mbrojmë me çdo çmim

08:54, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjashtë banorët e Baks Rrjollit në Velipojë të Shkodrës, të cilët u shoqëruan një ditë më parë pas përplasjeve më policinë, janë lënë të lirë ditën e sotme.

Ndërkohë  banorët u shprehën të vendosur të vijojnë protestat

Njëri prej protestuesve tha ishte hera e 10-të që shoqërohet dhe u shpreh i vendosur se tokën do e mbrojnë me çdo çmim.

“Është hera e 10 që shoqërohem nga 5 orë. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria e Shkodrës e ka quajtur të paligjshëm ndalimin tim. Kjo është për shkak të një polici që ka qejf të merret me mua. Ne nuk do të ndalim protestat. Do të jemi deri në fund, deri sa të fitojmë. Nuk na ndalon asgjë që të mbrojmë pronën tonë. Nuk e fal pronën, jam betuar. Do të jenë prona jonë, deri në fund, me çdo çmim”, është shprehur një prej tyre teksa ka lënë ambientet e policisë.

Protesta e djeshme në Baks-Rrjoll të Velipojës është shoqëruar me përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë që ka njohur familjen Malaj si pronar të ligjshëm, banorët kanë tentuar të shkojnë në tokat që ato pretendojnë se janë të tyre. Por, janë hasur në rezistencën e forcave të shumta të policisë.

Banorët e Baks-Rrjollit janë prej më shumë se 3 javësh në protestë. Ata kundërshtojnë punimet për ndërtimin e një resorti turistik në zonë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco