Një denoncim i fortë vjen nga Automotoparku i Elbasanit, ku një projekt infrastrukturor i promovuar me bujë gjatë fushatës elektorale, tani qëndron si dëshmi e një dështimi.
Deputetja e PD për qarkun e Elbasanit, Klodiana Capja në një deklarata për media tha se rruga e re, e cila premtonte zhvillim për qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërinë, ka degraduar në mënyrë të ndjeshme, duke ngritur pikëpyetje serioze për cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e fondeve publike.
Sipas deputetets, segmenti rrugor, i cili ende nuk ka mbushur një vit nga ndërtimi dhe madje nuk konsiderohet i përfunduar, tashmë gjendet në një gjendje të mjerueshme.
Pamjet nga terreni tregojnë qartë degradimin e asfaltit dhe dëmtimet strukturore, duke e bërë atë një shembull flagrant të dështimit infrastrukturor.
LEXO EDHE: VIDEO/ Ramës i shembet edhe pista e Formula 1 në Elbasan, 6 mln euro i merr lumi
Kjo situatë vjen në kontrast të thellë me premtimet e mëdha të bëra gjatë periudhës elektorale për zhvillimin që do të sillte projekti.
Në mbyllje të deklaratës, deputetja tha se paratë e destinuara për këtë projekt nuk janë investuar siç duhet, por kanë përfunduar në "xhepat e dy-tre individëve".
Kjo vepër e degraduar cilësohet si një "trashëgimi" negative për qytetarët, të cilët mbeten përfituesit e një infrastrukture të dobët dhe jetëshkurtër.
Deklarata e plotë:
"Ndodhem në Automotoparkun e Elbasanit ku dua të denoncoj me forcë një dështim tjetër të infrastrukturës, të një ndër projekteve i cili përgjatë fushatës elektorale është trumpetuar me bujë të madhe që do të sillte një zhvillim për qytetarët e Elbasanit por dhe mbarë Shqipërisë.
Siç mund ta shihni pas krahëve të mi, gjendja është kjo. Një rrugë e cila nuk ka përmbushur ende vitin, një rrugë e cila nuk ka përfunduar, ka degraduar në një gjendje të tillë.
Kjo tregon fare qartë një dështim tjetër të infrastrukturës, një keqpërdorim të fondeve publike, një keqpërdorim të taksave të qytetarëve shqiptarë, i cili, siç dihet tashmë, shkon në xhepat e dy-tre individëve dhe gjendja e veprave të cilat na lënë trashëgimi ne qytetarëve".

© SYRI.net