Pamje dramatike vijnë nga zona e njohur si Ura e Gurres, pjesë e aksit Librazhd - Pogradec, ku segmenti rrugor ka pësuar një shembje të plotë, duke u kthyer në një rrezik real për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Aksi, i cili pritej të hapej pas ndërhyrjes me një by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore provizore, ka marrë një tjetër goditje të rëndë.
Rruga dytësore ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje masive të dheut, duke e bërë të pamundur çdo formë qarkullimi.
Burime nga terreni bëjnë me dije se lëvizja e tokës ka qenë e menjëhershme dhe shkatërrimtare, duke dëmtuar seriozisht punimet e kryera ditët e fundit.
Për shkak të rrezikut të shtuar, janë larguar edhe mjetet e firmës që po punonte në zonë, ndërsa është ndaluar plotësisht edhe kalimi i këmbësorëve.

© SYRI.net