Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë pasi u kap me 10 kg kanabis, të cilat dyshohet se po i transportonte me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën gjithashtu 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciatorë dhe municion luftarak. Pas arrestimit, u krye një kontroll edhe në banesën e tij, ku u sekuestruan sende të tjera të kundërligjshme. 42-vjeçari u kap në flagrancë nga policia, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis.
Materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari.
42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net