Protesta e opozitës/ Shifrat e policisë: 18 të arrestuar, mes tyre 3 të mitur, procedohet Klevis Balliu

11:09, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Edi Ramës vijoi edhe mbrëmjen e djeshme terrorin ndaj qytetarëve që dolën në protestë mbrëmjen e djeshme për t'i kërkuar kryeministrit largimin me thirrjen ‘mjaft vodhe paratë tona’

Nuk u mjaftua me dhunën, gazin lotsjellës dhe ujin që u hodhi protestuesve të cilët po ushtronin të drejtën e tyre Kushtetuese të protestës por efektivë civilë me kapuçë të zinj dhe pa mjete identifikimi - që mund të konfirmonin se ishin policë - ndërmorën arrestime të paligjshme që ngjasonin me ‘rrëmbime’ qytetarësh në mes të kryeqytetit.

Në një njoftim polici informoi sot zyrtarisht se gjatë tubimit të zhvilluar dje, ka identifikuar 46 shtetas, 18 prej tyre janë arrestuar ndërsa 28 u proceduan penalisht.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Alvaro Karrata, 19 vjeç, Dionis Gremi, 32 vjeç, Abdulla Isha, 42 vjeç, Vilson Isha, 22 vjeç, Egli Xhaferi, 18 vjeç, Krenar Nela, 23 vjeç, Riza Isenlikaj, 20 vjeç, Edvin Cato, 46 vjeç, Robert Patuçi, 26 vjeç, Marsel Kuçi, 31 vjeç, Agim Deda, 31 vjeç, Kujtim Kothi, 45 vjeç, Fatmir Dodaj, 23 vjeç Bledar Bivja, 23 vjeç, Ardian Deda, 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur.

Ndërkohë në gjendje të lirë janë proceduar 28 të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Lexo dhe: Policë civilë me kapuçë 'rrëmbejnë' qytetarin pranë selisë PD! Syri TV filmon momentin

Policia thotë në njoftim se ata kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore,  për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve  lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre.

Kujtojmë se në protestat e kaluara arrestimet janë konsideruar të paligjshme nga Gjykata e Tiranës 

Ndërkohë asnjë polic nuk është plagosur gjatë ndërhyrjes me gaz në selinë PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco