Protesta kombëtare e opozitës - Policia vijon terrorin, 52 persona të shoqëruar në komisariate

Protesta kombëtare e opozitës - Policia vijon terrorin, 52 persona të shoqëruar në komisariate

08:54, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia vijoi terrorin ndaj qytetareve që protestuan një ditë më parë (20 shkurt) kundër qeverisë dhe kerkuan largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas dhunës së ushtruar me ujë me piper dhe gaz lotsjellës, policia ka shoqëruar 52 persona.

Mësohet se prej tyre 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Protesta e djeshme, e cila është protesta e katërt kombëtare e thirrur nga opozita, kundër qeverisë Rama  zgjati rreth 3 orë.

Lexo edhe: VIDEO/ Me plagë të shumta në kokë, ky është një nga protestuesit e dhunuar nga policia

Ndryshe nga herët e shkuara, edhe kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz e syze mbrojtëse.

Kreu i PD-së nuk arriti të përfundonte as fjalën e tij në podium si pasojë e dhunës së policisë dhe hedhjes së ujit me piper ndaj protestuesve. Gjatë protestës shumë qytetarë pësuan lëndime të rënda dhe probleme të tjera shëndetësore nga hedhja e gazit lotsjellës.

Berisha dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco