Vrasja e Egli Pashollarit, identifikohet autori! Kamerat e sigurisë filmuan krimin

16:45, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Egli Pashollarit pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë, sot rreth orës 15:40 (20 shkurt).

Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli informon se autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa. 

Sherri mendohet se ka nisur në trotuar, ku Pashollari është sulmuar nga një grup personash.

Më pas ai ka ecur 3 – 4 metra tek dera e makinës ku dhe është rrëzuar.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë pamjet e të cilave janë sekuestruar, informon gazetari tjetër i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Viktima dyshohet se ishte pjesë e grupit Shullazi dhe ishte person me precedent penalë. 

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë që kanë parë konfliktin e ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. 

31 vjeçari humbi jetën në spital.

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, informoi sot policia. 


Image

Foto: Vendi ku Egli Pashollari u rrëzua pasi u godit me thikë, dhe viktima  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco