Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje, ku si pasojë e një konflikti në familje, burri ka mbetur i plagosur.
Ngjarja është regjistruar reth orës 16.00, teksa Besjan Ferazini në sherr e sipër ka qëlluar me armë shtetasin me inicialet A.K, 34 vjeç , ngjarje e ndodhur në zonën e Delijorgjit.
Burime bëjnë me dije se Ferazini ka pasur një lidhje me bashkëshorten e 34-vjeçarit dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur me armë.
34-jeçari ka përfunduar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, pasi është qëlluar në zonën abdominale, jashtë rrezikut për jetën.
© SYRI.net