Dështon sistemi, kaos prej ditësh në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, qytetarët në radhë!

Dështon sistemi, kaos prej ditësh në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, qytetarët në radhë!

12:50, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur nga taksat e shqiptarëve hidhen miliona euro për shërbimet on-line, radhët dhe kaosi vijojnë të mbretërojnë në institucione.

Prej ditësh, në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor nuk funksionon sistemi elektronik brendshëm të menaxhimit të shërbimeve, i cili është i lidhur me disa platforma shtetërore duke bërë që qindra qytetarë të mos kenë mundësinë të marrin shërbim në këtë drejtori.

Sipas qytetarëve që na kanë sinjalizuar Kjo drejtori është mjaftuar me vendosjen e një njoftimi se ka probleme me sistemin, por nuk u jep asnjë shpjegim qytetarëve se kur mund të rikthehet ai, në mënyrë që të marrin shërbimet.

Qytetarët thonë se kjo problematikë vazhdon prej katër ditësh dhe detyrohen të largohen pa kryer punët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco