Era e fortë rrëzon pishën gjatë natës në Vlorë, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

07:56, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme. 

Rreth orës 04:00 te mëngjesit, në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar si pasojë e erërave të fuqishme, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor që të çon drejt fshatit Zvernec.

Si pasojë e rrëzimit të pemës, një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor është përplasur me pishën e rënë në rrugë.

Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses së Vlorës, të cilat kanë bërë prerjen dhe largimin e pishës nga rruga, duke bërë të mundur normalizimin e qarkullimit në këtë aks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco