SYRI TV/ Prurjet e ujit në Nartë, përmbytet manastiri: Shkak bllokimi i kanalit kullues

15:19, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Manastiri në Lagunën e Nartës është përmbytur për shkak të prurjeve të shumta të ujit. Reshjet dhe bllokimit të kanalit kullues kanë sjellë përmbytjen e godinës ndërsa sipas Priftit Jani Terezia në manastir janë shkaktuar dëme në katin e parë të ndërtesës.

Syri tv

Situata e krijuar nga prurjet e shumta dhe reshjet e ditëve të fundit ka sjellë rritje të nivelit të ujit në lagunë, duke shkaktuar përmbytje në zonën përreth manastirit dhe objekteve ndihmëse Prifti i manastirit, Jani Tereziu, u shpreh se fenomeni është i pazakontë për këto përmasa dhe se një nga shkaqet kryesore mendohet të jetë bllokimi i kanalit të madh shkarkues, i cili nuk po largon ujin siç duhet drejt detit.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi, bëri të ditur se specialistët kanë zhvilluar inspektime gjatë ditës së djeshme dhe paradites së sotme për të verifikuar gjendjen e monumentit dhe strukturave përreth.

Sipas Feimit, situata po trajtohet në bashkëpunim me Kishën Autoqefale, Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe me mbështetjen e bashkisë, me qëllim hartimin e një projekti të përbashkët për ndërhyrje afatgjatë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga fenomene të ngjashme natyrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco