Dosja e ‘sterilizimi’ e hetuar nga SPAK dhe e gkykuara GJKKO duket se ka mabrritur në fudn. Gjykata ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe vendimi pritet të shpallet me datë 4 mars 2026 ora 15:30
Një prej të pandehurve Sajmir Kadiu ish-drejtor ekonomik tha gjatë seancës: “Kam 3 vjet në masë arresti në shtëpi, ka kaluar më shumë se 2 muaj nga dënimi që ka kerkuar prokurori, kjo nuk është fare proprocionale. Jam ankuar në apel, në gjykatë lartë, asgjë"
Kujtojmë se SPAK ka lexuar që në qershor të 2025-ës pretencën ku ka kërkuar dënimin me nga 6.8 vite burg për ish-zv min e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe bisnesmenin Ilir Rrapaj.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 3 vjet e 6 muaj burg për 3 ish-zyrtarët, Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini. Për të pandehurit Serjanaj dhe Kadiu nëse dënohen nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet 2 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Mersinit 4 vjet shërbim prove.
Për mjekun Arben Gjata, SPAK ka kërkuar që dënimi me 1 vit e 4 muaj burg t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Po ashtu edhe për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u kërkua 2 vjet shërbim prove.
Per dosjen e “sterilizimit “, ish-ministri i shëndetesise Ilir Beqaj, i akuzuar per vjedhje duke shperdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.
© SYRI.net