Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Hetohet vendimarja e 1 bordi publik, thirret në prokurori Kokona e Ramës

Hetohet vendimarja e 1 bordi publik, thirret në prokurori Kokona e Ramës

12:52, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno – Syri.net

Elira Kokona, është thirur në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime lidhur me një dosje penale, që bën fjalë për vendimarjen e një bordi drejtues në një organizëm publik.

Gazetari i SYRI-t, Elton Qyno, ka mësuar se thirja e saj në prokurorinë e kryeqytetit është bërë nga prokurori, Dritan Nushi, i cili në vijushmërinë e hetimeve që po kryen lidhur me një kallëzim penal të depozituar në prokurori nga 1 qytetar, ka vlerësuar të marë në pyetje dhe Elira Kokokën.

Elira Kokona, aktualisht drejton koorporatën e Investimeve Strategjike Shqiptare. Ndërsa pyetja e saj lidhet me vendimarjen në një bord të një institucioni publik.

Pyetja pritet të kryhet brenda këtyre ditëve dhe ka në fokus marjen e një deklarimi të Kokonës në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe jo si person ndaj të cilit zhvillohen hetime apo ndaj të cilit është bërë një kallëzim penal.

Emri i kokonës ka dalë nga disa deklarime të tjera që prokuroria e Tiranës ka marë për llogari të kësaj dosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco