SYRI TV/ Nuk ndalen prej 2 javësh, banorët e Baks-Rjollit sërish në protestë

16:33, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nuk e kanë ndalur protestën banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë, duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e resortit. Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave dhe i kërkojnë drejtësisë hetim të rastit, si dhe gjykatës të japë vendime të drejta, bazuar në dokumentacionin përkatës.

Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit turistik në zonë. Ata shprehen se tokat nuk do t’i lëshojnë, ndërkohë që i bëjnë thirrje Prokurorisë së Shkodrës të trajtojë dosjen. Banorët theksojnë se po kërkojnë vetëm drejtësi dhe paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie para SPAK-ut, nëse nuk marrin përgjigje.

Për të parë nga afër situatën, këtë të martë ka qenë e pranishme edhe një përfaqësuese e Avokatit të Popullit.

Janë mbi 80 familje në këtë zonë që kërkojnë një zgjidhje për tokat, të cilat pretendojnë se janë të tyre, duke paraqitur edhe dokumente në mbështetje të pretendimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco