Banorët e Lagjes Grizë në Fier kanë shprehur shqetësimet e tyre për SyriTV në lidhje me mungesën e infrastrukturës. Banorët shprehen se pavarësisht se kanë legalizim për banesa ata janë të harruar nga shteti duke mos parë investime në rrugë e kanalizime prej dekadash.
SYRI TV
Më shqetësuese mbetet mungesa e ujit të pijshëm dhe e kanalizimeve të ujërave të zeza. Rreth 80 familje jetojnë pa një sistem të rregullt furnizimi me ujë dhe pa rrjet kanalizimesh, në kushte që rrezikojnë shëndetin.
Banorët shprehen se çdo herë që afrohen fushatat zgjedhore atyre u premtohen investime. Por, pas votimeve gjithçka harrohet dhe asnjë projekt konkret nuk është realizuar.
Ata theksojnë se janë ankuar pranë njësisë administrative të Porëzës dhe në Bashkinë e Fierit por deri më sot asnjë investim nuk ka mbërritur në këtë zonë.
© SYRI.net