Po zhvillohet gjyqi ndaj Ilir Beqajt për dosjen e abuzimit me “sterilizimin”. Sipas gazetarit të Syri tv Fatjon Gjinaj, ish-ministri shëndetësisë i ka thënë gjyqtarëve se “kontrata (koncesioni) përfundon më 8 mars, ju lutem nëse keni mundësi dhe ndjesë se mos po e teproj, vizitojeni dhe ndiqeni vetë zbatimin, realizimin e asaj kontrate, bëni një gjë që prokurorët nuk e bënë kurrë, po se patë nga afër është e pamundur ta sjellim realitetin në këtë sallë gjyqi”.
Ndërkohë që u vendos që seanca të shtyhej për një datë tjetër për shkak të mungesës së avokatëve të Beqajt.
Ndërsa ish-ministri i akuzuar deklaroi gjithashtu se “duhet ta shikoni nga afër sepse sipas këtyre ne u bëmë 3 veta grup kriminal për ta vjedhur këtë”.
© SYRI.net