Gjyqi 'Metamorfoza'/ Debat për oraret e bisedave SKY ECC, seanca shtyhet

Gjyqi 'Metamorfoza'/ Debat për oraret e bisedave SKY ECC, seanca shtyhet

12:20, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar të pyeten 40 persona si dëshmitarë në gjykimin e dosjes “Metamorfoza”, ku grupi i akuzuar akuzohet për krime të rënda, përfshirë vrasjen e Gjin Boriçit dhe përpjekjet për të kryer vrasje ndaj Kleanthi Musabellit.

Sipas informacioneve për SYRI, gjatë seancës së fundit pati debate mes avokatëve të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të SPAK lidhur me mos-përputhjen e orarit të bisedave në SKY ECC me orën e vrasjes së Boriçit në gusht 2020.

Prokurori Arben Kraja tha se oraret nuk përputhen me orën lokale, ndërsa avokati Gurali Brahimllari akuzoi manipulim të procesverbalit të klientit të tij.

Seanca u shty për t’u dhënë kohë avokatëve që të njihen me provat.

Përveç Pëllumb Gjokës, në këtë proces po gjykohen edhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Ky gjyq po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, ndryshe nga dosja e mëparshme “Metamorfoza”, që u trajtua me gjykim të shkurtuar për krime të lehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco