EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen në Shqipëri tre persona

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen në Shqipëri tre persona

11:29, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në Shqipëri nga Danimarka, Franca dhe Italia, për vepra të ndryshme penale.

Nga Danimarka u ekstradua një 28-vjeçari Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela, nga Elbasani, i akuzuar për pastrim parash dhe i dënuar më herët në Norvegji me 13 vite burg për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Nga Franca u ekstradua një 25-vjeçari i lindur në SHBA, Christopher Rudoviç.

Ai rezulton i dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi në aeroportin e Rinasit iu gjetën dy thika metalike në valixhe.

Ndërsa nga Italia u ekstradua një 39-vjeçar nga Berati,Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj,  i akuzuar për mashtrim, pasi dyshohet se i ka marrë para një shtetasi duke i premtuar kalim të paligjshëm drejt Italisë.

Autoritetet bëjnë me dije se vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për kapjen dhe ekstradimin e personave të tjerë në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco