Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masë detyrim paraqitje 14 personat e ndaluar pas protestës së 10 shkurtit. Për 9 prej tyre Prokuroria kishte kërkuar këtë masë, për 3 arrest shtëpie dhe për 2 arrest në burg.
7 të miturit e arrestuar nga policia pas protestës u lanë një ditë më parë në masën detyrim paraqitje nga gjyqtari Dritan Jahjolli.
Ndërkohë sot kanë dalë para gjykatës shtetasit:
Kreshnik Çeço
Klodian Bajrami
Leonid Tusha
Klejdi Subashi
Suzana Dimushi
Ramazan Nuhu
Florian Nuhu
Andrea Kulla
Fabiol Ahmeti
Geraldo Demiraj
Danjel Kulla
Artur Kadria
Arbri Ujkaj
© SYRI.net