Foto ilustruese
Banoret e Luzit kanë dalë sërish në protestë për rrugën, segmenti që lidh fshatin me autostradën Fushë-Krujë – Milot.
Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar rrugën për rreth një orë duke bllokuar kështu dhjetëra trajlera e mjete të tjera të cilët kalojnë në këtë aks.
Ata shprehen se dhe pse është e disata herë që ata protestojnë asnjë reagim nuk ka pasur nga ana e strukturave shtetërore për këtë çështje.
Ditën e sotme banorët e Luzit do firmosin një peticion ku kërkojnë nga ARRSH informacion se kujt i përket kjo rrugë, kur do fillojë rikonstruksioni i sajë etj.
Ata shprehen se do i vijojnë protestat dhe bashkë me to do dalin dhe fëmijët e shkollës.
© SYRI.net