EMRI/ I humbur prej dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari nga Dhivri

EMRI/ I humbur prej dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari nga Dhivri

16:38, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas dy ditësh kërkimesh është gjetur mesditën e sotme trupi i pajetë i Spiro Guveli 91 vjeç banor i fshatit Dhivër. 91 vjeçari pas largimit nga jeta të bashkëshortes së tij jetonte i vetëm, pasi dy fëmijët e tij janë në emigracion prej vitesh në Greqi.

Prej dy ditësh, që në datën 9 shkurt ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Kanë qenë banorë të fshatit ata që njoftuan më mosardhjen e tij në shtëpi, duke u shprehur se ai kurrë nuk largohej nga shtëpia. Me të marrë njoftimin ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit nga MZSH bashkia Finiq.

Pas kërkimit prej dy ditësh  mesditën e sotme me pjesëmarrje  të banorëve të fshatit, policisë si dhe shërbimit zjarrfikës u gjet i pajetë trupi i të moshuarit Spiro Guvel vjeç 91. Trupi i tij u gjet në përroin e fshatit. Grupi zjarrfikës pasi u bë ekspertiza e vendit të ngjarjes nga eksperti i policisë së shtetit, e transportoi trupin deri tek rruga, për tek ambulanca për të vazhduar më tej me procedurat e tjera.

Sipas burimeve mësohet se vdekja e 91 vjeçarit dyshohet të ketë qenë natyrale, por që dyshohet të ketë ndikuar edhe qenia e tij prej dy ditësh jashtë. Nga kqyrja e kufomës mësohet se nuk kishte shënja dhune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco