Nga Elton Qyno - Syri.net/
Një kallëzim i bërë në pranverën e vitit 2025 në prokurorinë e Vlorës, ka çuar këtë të fundit të nisë verifikimet lidhur me disa pretendime të ngritura për abuzimet me lejet e sipërfaqeve tokësore në plazhet e bregdetit të Vlorës.
Kallëzimi është marrë në verifikim nga një prokuror i Vlorës, i cili ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve në Zyrën e Aseteve në Vlorë.
Sekuestrimi i disa praktikave, do sjellë më pas vijimin e hetimeve për disa zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar me miratimin dhe mbivendosjen e disa lejeve për plazhe të disa subjekteve private.
Në çdo sezon veror, ka pasur raste të abuzimit me lejet e plazheve në bregdetin Shqiptar, ku në disa raste administratorët dhe punëtorët e subjekteve private, janë përplasur fizikisht mes njëri-tjetrin.
© SYRI.net