Një 53 vjeçare ndërroi jetë teksa po konsumonte ushqim në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.
Sipas policisë shkak dyshohet të ketë qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.
"Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit" thuhet në njoftimin e policisë
© SYRI.net