Henrik Hoxhaj dëshmon në gjyq: Dumani na kërkoi të vrasim fillimisht biznesmenin, pastaj djalin e tij

Henrik Hoxhaj dëshmon në gjyq: Dumani na kërkoi të vrasim fillimisht biznesmenin, pastaj djalin e tij

12:20, 10/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në seancën e së martës, Henrik Hoxhaj, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë", rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

I pandehuri, të cilit gjatë hetimit iu hoq nga SPAK statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, tregoi se shënjestra e vërtetë kishte qenë djali i Mashës.

Por, sipas tij, meqë nuk e gjenin dot, vendosën t'i vrasin të atin, që ai të shfaqej në ceremoninë mortore e më pas ta ekzekutonin.

DËSHMIA

Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin. Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën.

Djalin nuk po e gjenim dot.

Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës se rrinte në Maqedoni.

Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

Mbikëqyrja e Lulzimit zgjati gati 1 vit, se e lamë një çikë pas dore ne. Djalin nuk e gjenim dot. Prandaj u angazhua Sakati, që do na jepte informacion nëse ai futej në Shqipëri.

Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni. Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa, që të vrisnim të atin, që djali të vinte në varrim dhe ta vrisnim.

Bashkë me Skerdin e kemi ndjekur Mashan disa herë me motor. E kemi ndjekur në rrugën që bënte. Për ngjarjen përdorëm një "Golf 4" të lodhur. Nuredini na e gjeti. Kjo sepse me motor mund të binim në sy. Për ngjarjen unë përdora një menaxher që kisha tek lokali në Tiranë. I thashë do më lajmërosh kur të shohësh këtë person, sepse më ka lekë borxh.

Na njoftoi. Unë shkova atje bashkë me Skerdi Tasin. E lashë Skerdin dhe vetë u vendosa diku ku nuk kishte kamera. Pastaj lëviza. Goditjen nuk e dëgjova, se arma qe me silenciator. Kisha radio policie, e dëgjoja komplet çfarë kishte ndodhur.

Pastaj me Skerdin u takuam tek 21-shi. Skerdi më tha, i qëllova dy herë, por më ngeci arma. Unë një ditë më parë shkreha 1 karikator me atë armën, por atë ditë ngeci. Unë i dëgjoja në radio komunikimet e policisë, kur thoshin "një person kështu ashtu, me karakteristikat e Skerdit".

Djalin nuk e gjetëm dot. Rrija përditë aty, se i kishim shtëpitë ngjitur, por asnjëherë nuk e kam parë djalin. Vendimin, që meqë nuk gjenim dot djalin, do vrisnim të atin e mori Nuredini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco