Gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat” kanë publikuar në faqen e tyre një shënim ku shpjegojnë rrjetin e call centerave që zbuluan në Tiranë në bashkëpunim me median italiane.
Në artikull shpjegohet se cili është roli i David Prendit dhe cila është lidhja e tij me 3 vëllezërit që menaxhonin rrjetin e që u goditën nga SPAK pas investigimit mediatik.
Postimi:
Emra të padëgjuar më parë, gjithnjë nën mbrojtje policore, dalin në skenë për lidhje me rrjetin e madh kriminal të call centerave, i cili vepron nga skutat deri tek kullat, gjithnjë nën mbrojte policore, duke zhvatur qytetarët evropianë përmes investimeve të rreme dhe platformave mashtruese.
Kujtojmë që kjo çështje u kthye në qendër të vëmendjes pas investigimit të ''La Iene'' në bashkëpunim me ''Piranjat''.
David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.
Peronazhet kyç të skemës së mashtrimit me pasoja të rënda dyshohet se janë dy; Agim Preka dhe zonja N. P., të cilët pas goditjes nga SPAK ku operacioni u dekonspirua nga policia, kanë nisur të hapin celula të tjera call centerash nëpër Tiranë.
Gjatë kontrolleve në kullën Alban Tower në Tiranë, agjentët e BKH-së kanë konstatuar një tjetër call center, kamufluar me kompaninë Infinite shpk, me pronar në letra 29-vjeçarin, David Prendi.
Ka dyshime të forta se Predi është gjithashtu kamuflim i Agim Prekajt, bosit të call centerave në Tiranë. SPAK ka administruar prova dhe po heton rolin e kompanisë Infinite në skemën e mashtrimit.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti“, thotë SPAK.
© SYRI.net