Vartësi i llir Pordës i nxjerr armën qytetarit…

Vartësi i llir Pordës i nxjerr armën qytetarit…

09:30, 10/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Tiranë, ku një punonjës i Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, ka kanosur me armën e shërbimit qytetarin D. H. pas një konflikti të shpërthyer për një vend parkimi te pallatet malajziane.

Pas incidentit, Nënkomisarin Fabiol Hasaj është nga detyra dhe ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij. Po ashtu, arma e shërbimit, një pistoletë tip “TT”, iu bllokua punonjësit të policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka referuar rastin për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kanosja”.

Njoftimi i Policisë: 

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:

Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco