Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në një lagje të Vlorës ditën e djeshme.
Sipas informacioneve, konflikti ka shpërthyer papritur mes dy personave, ku 37-vjeçari A. M. dyshohet se ka sulmuar me grushte dhe shkelma 25-vjeçarin M. H.
Materialet e hetimit janë dorëzuar tashmë në Prokurori, ndërsa autoritetet po vazhdojnë verifikimet për rrethanat e sakta të incidentit.
© SYRI.net