‘Më jep 100 mijë euro ose do të publikoj video intime’/ Arrestohet shtetasi nga Kosova pasi…

‘Më jep 100 mijë euro ose do të publikoj video intime’/ Arrestohet shtetasi nga Kosova pasi…

11:42, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

37-vjeçari Hasan Loku nga Kosova është arrestuar për veprën penale të kanosjes.

Mësohet se i arrestuari i ka kërkuar një shumë prej 100 mijë eurosh një 26-vjeçareje me banim në Tiranë, që të mos i publikonte në rrjetet sociale video dhe foto me përmbajtje intime.

“Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L, 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco