EMRI/ Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

EMRI/ Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

10:51, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë më parë avokati i njohur Kujtim Cakrani u dhunua në Vlorë nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mësohet se Skerdilajd Xhindi është personi që ka goditur me dorezë hekuri avokatin Cakrani.

Xhindi është shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.  ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve të tjerë. 

Ditën e djeshme avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant në hyrje të Vlorës.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën  penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. 
Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdeesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco