Elbasan/ Arrestohet në flagrancë zjarrfikësi, ishte i dehur në timon

Elbasan/ Arrestohet në flagrancë zjarrfikësi, ishte i dehur në timon

21:05, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan- Korçë) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), me inicialet A. B., me detyrë kyreinspektor pranë MZSH-së Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, ai është ndaluar sepse po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik - Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco