VIDEO/ Aksident në Lungomare, motori elektrik godet makinën nga pas, plagoset drejtuesi

20:44, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik ka goditur nga pas një makinë, që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka marrë plagë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën dhe shërbimet e Policisë për të bërë hetimet e nevojshme për rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco