U desh ndërhyrja e forcave të Kosovës, që trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen karaj të gjendej pas një muaji nga ngjarja e rëndë.
Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë dhe FSK. Pasi është nxjerrë nga uji, trupi i pajetë i të riut është dërguar në morg.
Ngjarja ka ndodhur më 10 janar rreth orës 01:30, ku automjeti që drejtonte 24-vjeçari, Andi Losha dhe ku ishte pasagjer Jurgen Karaj, 30 vjeç ra në përrua.
Sipas policisë, Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Losha u arrestua nga policia dhe pas testit të alkoolit u konstatua se 24-vjeçari e kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
© SYRI.net